Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka iu ka bërë thirrje drejtuesve të SPAK në Departamentin e Drejtësisë në SHBA.

Në njoftimin e bërë nga Departamenti i Drejtësisë, shkruhet se, në takim është diskutuar për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas Nokës, rrethit të narkosit po i ngushtohen të gjitha anët.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm në PD, Flamur Noka:

Departamenti amerikan i Drejtësisë thërret në SHBA prokurorët e SPAK, për kartelet dhe korrupsionin në Shqipëri.
SHBA jep një mesazh të qartë:
Lufta kundër karteleve dhe korrupsionit është prioritet. Rrethi i Narkosit po i ngushtohet nga të gjitha anët.