Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump shprehu bindjen e tij se një marrëveshje me Iranin është e afërt në një intervistë me CNBC, duke theksuar se Teherani nuk ka shumë alternativa në rrethanat aktuale në të cilat ndodhet.
“Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje shumë të mirë. Ata nuk kanë zgjidhje tjetër”, tha ai, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara mbajnë kontrollin e plotë të Ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare me rëndësi strategjike për tregun global të energjisë.
“Ne kemi eliminuar Marinën e tyre, kemi eliminuar Forcat e tyre Ajrore, kemi eliminuar udhëheqësit e tyre. Sinqerisht, ne i kemi rrëzuar udhëheqësit e tyre, gjë që i ndërlikon gjërat në një farë mënyre, por këta udhëheqës janë shumë më racionalë. Është ndryshim regjimi, pavarësisht se si doni ta quani, të cilin nuk e thashë se do ta bëja, por e kam bërë në mënyrë indirekte.”, shtoi ai.
Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin, duke theksuar se koha për të arritur një marrëveshje është e kufizuar.
Në të njëjtën kohë, ai zbuloi se autoritetet amerikane sekuestruan dje një anije e cila, sipas tij, po transportonte ngarkesë që ai e përshkroi si “jo shumë të këndshme”, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth incidentit.
“Ndoshta një dhuratë nga Kina nuk e di. Jam i befasuar. Mendova se kisha një marrëveshje me Presidentin Xi”, shtoi Trump.





