Drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Blendi Klosi, ka zhvilluar një takim me strukturat e PS-së një ditë më parë më 21 prill në Katundin e Ri.

Kryebashkiakja Emiriana Sako, e pranishme në këtë takim, ndan disa foto dhe thekson se fokusi i diskutimeve ishte mbi procesin e rienergjizimit dhe riorganizimit të strukturave.

Gjithashtu një tjetër pikë e diskutimeve ishte mbi rritjen e mëtejshme të angazhimit dhe intensitetit të punës, me synim arritjen e një tjetër fitoreje në zgjedhjet e ardhshme.