Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në homazhet në nderim të Moikom Zeqos, të cilat po mbahen në Muzeun Historik në Tiranë. Meta vlerësoi personalitetin e spikatur të Zeqos dhe kontibutin e tij për të hapur Partinë Socialiste dhe për të mbështetur të rinjtë.
“Është pikëlluese edhe për mua si president. Por edhe për personalisht për t’i dhënë lamtumirën e fundit një personaliteti si Moikom Zeqo. Kam pasur fatin ta lexoj para se ta njoh. E njoha në kohë të vështira. Ai është nga ata njerëz që për njohuritë dhe dijet janë shumë të rrallë. Do ta ndjej mungesën e tij edhe për mungesën sepse dijet e tij i vuri në shërbim të kaozave kombëtare dhe në shërbim të së vërtetës. Sot po lexoja një shkrim të Spiro Dedes dhe ai e kujtonte. Moikomi kishte një përfytyrim dhe vështrim largpamës. U vendos në anën e duhur të historisë. I dha shumë shoqërisë. Kontributi në PS? Mund ta ilustroj si një personalitet që mund të kalonte me Lëvizjen Demokratike por nuk e bëri sepse ishte i majtë në bindje por i majtë me bindje demokratike. Ishte ndër kontribuesit e hapjes së PS dhe mbështetjes të të rinjve si puna ime apo e Majkos.”– tha Meta.





