Nga Osman Metalla
Mosndërtimi në kohë i portit të ri rrezikon që një pjesë e linjave detare të largohen nga Porti i Durrësit.
Sot realiteti është shqetësues:
Në radën e Durrësit ndodhen rreth 8 anije në pritje.
Madje, një anije kontejnerësh e mbërritur më 15.04.2026 është akostuar vetëm sot në mesditë.
Kjo është një situatë aspak konkurruese për një port që synon të jetë nyje rajonale.
Çfarë po ndodh realisht?
• Porti ekzistues i Durrësit ka arritur kufijtë e kapaciteteve
• Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano është i vonuar
• Infrastrukturat rrugore dhe hekurudhore po zhvillohen… por pa një port funksional
• Transparenca mbi projektin mbetet e kufizuar
Rreziku është i qartë: “port congestion”
• Anijet po presin gjithnjë e më gjatë
• Kostot operacionale po rriten
• Linjat detare po kërkojnë alternativa më efikase
Nëse kjo situatë vazhdon:
Linjat e mëdha mund të zhvendosen drejt:
• Porti i Pireut
• Porti i Bar- Mal i Zi
• Porti i Selanikut
Historia është e qartë:
Linjat që largohen, rrallëherë rikthehen.
Shifrat flasin vetë (bazuar në studime të publikuara):
• 260,000 TEU deri në vitin 2030
• 330,000 TEU deri në vitin 2035
• Ndërtimi i një porti kërkon 5–10 vite
Çdo vit vonesë sot = humbje strategjike nesër
Problemi nuk është vetëm porti
• Mungojnë lidhjet hekurudhore funksionale me rajonin
• Nuk ka integrim real intermodal
• Dry ports në Shkup dhe Prishtinë mbeten ende perspektivë afatgjatë
Rreziku europian? Shumë real.
Bashkimi Evropian financon vetëm projekte që janë:
të koordinuara, të besueshme, të realizueshme
Paqëndrueshmëria dhe mungesa e qartësisë strategjike kanë sjellë më parë humbjen e rreth 30 milionë eurove grant për rikonstruksionin e kalatave në Portin e Durrësit.
Kur do të ndërtohet porti i ri?
Sepse çdo ditë vonesë na largon gjithnjë e më shumë nga të qenit një port me rëndësi strategjike në rajon.





