Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës kombëtare. Duke folur në konferencë për mediat nga selia blu, Lideri i opozitës u shpreh, se në 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi.
“Jam sot për të informuar shqiptarët se me datën 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur vendi kundër kreut të organizatës kriminale dhe regjimit të tij, qeverisë së tij. Pra, kundër Edi Ramës dhe narkoministrave,” tha Berisha.





