Prej kohësh, përpara përdorimit të antibiotikëve farmaceutikë, njerëzit kanë përdorur ushqime dhe bimë natyrale për të luftuar infeksionet dhe për të forcuar organizmin.

Shumë prej këtyre produkteve përdoren edhe sot si pjesë e mjekësisë natyrale.

Ndër “antibiotikët natyralë” më të njohur përmendet rigoni, i cili përmban një substancë me veti antibakteriale që ndihmon në luftimin e baktereve dhe përmirësimin e tretjes.

Gjithashtu, uthulla e mollës përdoret shpesh për përfitime shëndetësore si ndihmë në tretje dhe kontrollin e disa faktorëve metabolikë.

Mjalti është një tjetër produkt i përdorur prej shekujsh, i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe qetësuese, sidomos në trajtimin e plagëve dhe infeksioneve të lehta. Po ashtu, hudhra konsiderohet një nga ushqimet më të fuqishme natyrale për mbrojtjen kundër baktereve dhe virozave.

Disa studime i kanë kushtuar vëmendje edhe ekstrakteve të farave të agrumeve, lakrës, si dhe produkteve të fermentuara si kosi dhe kefiri, të cilat ndihmojnë florën e zorrëve dhe sistemin imunitar.

Edhe vaji i kokosit përmendet shpesh për vetitë e tij kundër mikroorganizmave dhe për mbështetjen e shëndetit të përgjithshëm.

Megjithatë, ekspertët kujtojnë se këto produkte nuk zëvendësojnë trajtimin mjekësor dhe duhet të përdoren me kujdes, sidomos kur bëhet fjalë për probleme serioze shëndetësore.