Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca ka deklaruar se Veliaj nuk do të marrë pjesë në seanca derisa të ketë kushte të barabarta. Gjatë një prononcimi për mediat, Ndreca tha se është kriter kushtetues që palët duhet të jenë të barabarta dhe të komunikojnë me avokatin e tij në mënyrë dinamike në proces.

Sipas tij, transmetimi live është pjesëmarrja e publikut në mënyrë më të gjerë, përtej gaztearëve dhe transmetimi i çdo debati apo kontradite në procesin penal. Ndreca tha se kryebashkiaku ka pasur një mjekim periodik në lidhje me lëkurën e tij te dermatologu, por jo ndërhyrje kirurgjikale.

“Transmetimi live është pjesëmarrja e publikut në mënyrë më të gjerë, përtej gaztearëve dhe transmetimi i çdo debati apo kontradite në procesin penal. Vendimi i Gjykatës nuk e respekton këtë parim kushtetues. Për kërkesën time për njohjen me aktet dhe kundër argumentet që janë kthyer në klishe nga prokuroria, e konsideron si zvarritje, në fakt ekspozon qëllimin e prokurorisë që nuk ka për qëllim të realizojë një proces të rregullt ligjor.

Është kafazi i qelqtë që ishte një ndër kërkesat tona për të krijuar mundësinë që zoti Veliaj të jetë përkrah avokati si palë në proces dhe i pafajshëm. Është kriter kushtetues që palët duhet të jenë të barabarta dhe të komunikojnë me avokatin e tij në mënyrë dinamike në proces.

Kërkesë që u mbështet edhe nga Komiteti i Helsinkit që e konsideroi instrument degradues për personat që janë në bankën e të akuzuarve. Kjo kërkesë e bën të pamundur që të jetë në procesin gjyqësor. Ka dëshirë e vullnet të jetë të prezent por në kushte të barabarta sic e kërkon kushtetuta. Mendoj se janë të dhëna personale, jo në interes të publikut. Ka pasur një mjekim periodik në lidhje me lëkurën e tij te dermatologu, por jo ndërhyrje kirurgjikale. Nuk jam i informuar nëse ka qenë në spital privat”, tha ai.