Një toksikim i mundshëm nga ushqimi ka vënë në vështirësi disa nga tenistët në Madrid. Courier bën me faj karkalecat. Ai që po zhvillohet në Madrid nuk është një nga edicionet më të mira të tenisit. Në Caja Magica, ku po zhvillohet ky turne, vëmendjen e ka marrë një virus intestinal, që ka krijuar probleme për sportistët. Gjithçka ka nisur nga një seri e dyshimtë tërheqjesh nga ndeshjet, së cilës është munduar t’i japë përgjigje Jim Courier.
Ish-numri 1 në botë është komentator aktualisht dhe për mikrofonët e “Tennis Channel” ka pohuar se faji është i “tacos” me karkaleca, që shërbehet në mensën e lojtarëve. Sipas tij, ky ushqim ka shkaktuar toksikim kolektiv të tenistëve. Një tezë kjo e konfirmuar indirekt nga fusha, pas tërheqjeve të Marin Cilic dhe më pas të Madison Keys. Më parë edhe Iga Sëiatek u tërhoq në setin e 3-të të ndeshjes kundër Ann Li. Amerikania Coco Gauff nxori ushqimin në fushë, para se të përmbyste në mënyrë të pabesueshme Sorana Cirstea. “As duart mos i shtrëngoni”, – u shpreh tenistja për të evituar përhapjen e virusit.





