Një truk i thjeshtë për të larguar aromat e pakëndshme në kuzhinë po përdoret gjithnjë e më shumë nga njerëzit: vendosja e kafesë së bluar në një enë të hapur.

Sipas këtij praktike, mjafton të vendosen një ose dy lugë kafe në një kavanoz ose tas të vogël dhe të lihet në kuzhinë.

Thuhet se kafeja ndihmon në thithjen dhe neutralizimin e aromave të forta të gatimit, si ato të hudhrës, qepës apo peshkut.

Kafeja ka një strukturë që e bën të aftë të përthithë grimca nga ajri, duke ndikuar në uljen e erërave të pakëndshme në ambiente të mbyllura.

Për këtë arsye përdoret shpesh edhe në frigorifer apo dollapë.

Sipas këtij këshilli praktik, nuk është e nevojshme kafe e veçantë apo e shtrenjtë, por mjafton edhe kafeja e zakonshme që përdoret për konsum.