Godina historike e Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave nuk do të ekzistojë më si e tillë.

Ky është denoncimi që bëhet nga deputeti i PD-së Igli Cara, i cili përpara godinës historike, propozon që kjo ndërtesë të përshtatej për shërbim publik, sesa për projektet e Ramës & Sakos.

“A do t’i shërbente qytetit të Durrësit që të ishte një qendër ditore për moshën e tretë? Të ishte një çerdhe, kopsht apo shërbim publik i çfarëdo lloji?”, shprehet Cara.