Sara Hoxha, e dashura që i ka vjedhur zemrën reperit Ledri Vula feston sot ditëlindjen.

Në këtë ditë speciale për Sarën, Ledri i ka dedikuar asaj një urim tejet romatik në Instagram.

Krahas fotos së ëmbël të çiftit të kapur për dore bregut të detit, reperi i ka dedikuar partneres së tij fjalët e këngës “Trëndafil” i zi, këngë e cila i kushtohet Sarës.

“E rujm njoni-tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu veç na dy me ni ishull. Gëzuar ditëlindjen”-shkruan Ledri.