Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish të zhvillojë seancën për zgjedhjen e presidentit të vendit mbrëmjen e së martës. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në mumgesë të opozitës që i kishte bojkotuar punimet, vendosi të shtynte seancën.
Ajo tha se punimet do të rinisin në orën 23:00 – fiks një dorë para se të skadojë afati kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kosova do të shkojë në zgjedhje.





