Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ do të dorëzojë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për marrjen e formularit tip për të nisur mbledhjen e 50,000 firmave, me qëllim zhvillimin e një referendumi kombëtar për shfuqizimin e Ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” dhe të Ligjit nr. 20/2025 “Për paketën e maleve”.

Në një njoftim zyrtar për mediat bëhet me dije se dorëzimi do të bëhet nesër, 29 prill, në orën 10:30 të paradites.

Më tej në njoftim thuhet se pas depozitimit të kërkesës në KQZ, kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj do të ketë një deklaratë për mediat ku do të japë më tepër detaje.