Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 50 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët.
Në qytetin e Lezhës janë konfirmuar pozitiv me Covid-19 pesë persona, në 24 orët e fundit.
4 prej tyre janë familjarë të një pacienti i cili ka rezultuar pozitiv dhe e ka marr virusin në QSUT, pasi ishte i shtruar atje, ndërsa rasti i pestë është bashkëshortja e një gardiani burgu, i cili rezultoi me Covid-19 një ditë më parë. Burime për Top Channel mësojnë se ajo është me profesion parukiere.
Po ashtu edhe në Laç dhe Mirditë është regjistruar nga një rast pozitiv ditën e sotme.
Në tjetër person që ka rezultuar pozitiv mësohet se është punonjëse e shërbimit social në bashkinë e Lezhës.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është: 17 raste në Tiranë, 6 në Krujë, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Fier, 3 në Korçë, 2 raste në Vlorë dhe Elbasan dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Mirditë dhe Sarandë.
Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.





