Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u takua në paraburgim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai tha se ishte informuar nga Meta se prej 18 mujash nuk po lejohet të takojë as prindërit e sëmurë, ndërsa qelia ku qëndron është e vetmja që nuk ka sinjalizues për të kërkuar ndihmë.
Balliu përsëriti thirrjen që seancat ndaj tij të bëhen publike.
“Sot isha në burgun ‘313’ ku bëra një inspektim dhe takova Metën. Unë kisha dëshirë që ta sqaroja për disa gjëra, por në fund më sqaroi ai mua. E vetmja qeli ku nuk punon sinjali për të thirrur policinë është ai i Ilir Metës. Ajo që kërkon Meta më minimalja është që të ketë takime me deputetët e tij. Mund të them edhe diçka personale është se ai prej 18 muajsh që nuk takon prindërit e sëmurë, sepse këtu çdo gjë bëhet me një listë të kufizuar. E vetmja gjë që ai kërkon është që seancat të jenë publike që qytetarët të dëgjojnë se ku Ilir Meta ka vjedhur një cent shtetit shqiptar.
Rasti i Metës është unikal. Sot ky njeri mbetet aty, në shkelje të ligjit. Meta bën gati 2 vite që ndodhet në paraburgim pa asnjë akuzë. Meta i ka ndjekur të gjitha reagimet, ai ndodhet në top formë. Meta është super i qartë për çdo gjë. Një njeri që ka bërë krimet i fshihet kamerave”, tha Balliu.





