Një pacient 69-vjeçar nga Kruja ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, i prekur nga Covid-19.

Në një dalje për mediat, dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se viktima ishte në mjekim intensiv prej 10 ditësh.

“Një pacient 69 vjeçar nga Kruja me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga Covid19. Pavarësisht mjekimit intensiv prej 10 ditësh dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk arriti të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.”, tha Tomini.