Ujësjellës Kanalizime Durrës ka proceduar për ndjekje penale një tjetër debitor në lagjen nr. 13.

Abonenti me iniciale S.H. është kapur duke lidhur në mënyrë të paligjshme ujin e pijshëm, në një kohë kur inspektorët e UKD-së e kishin shkëputur atë për shkak të debisë. Bëhet fjalë për një shumë prej 73 500 lekësh e papaguar nga abonenti në fjalë.

Për rastin në fjalë inspektorati i UKD-së ka mbajtur procesverbalin përkatës, ndërkohë që ka bërë edhe kallëzimin përkatës në prokurori i marrë në dorëzim nga oficeri i policisë gjyqësore.

UKD i bën thirrje qytetarëve që të paguajnë rregullisht faturat dhe të mos ndërhyjnë në rrjetin e furnizimit me ujë, pasi do të ketë penalitete si ndërprerja e furnizimit dhe kallëzim në prokurori.