Një 21-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me motor të ndodhur në Ajaso të ishullit Lesbos.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 21:00 në zonën e Geras, ku 21-vjeçari me motoçikletë u përplas me një 19-vjeçar grek nga zona Morias. Ky i fundit udhëtonte me një motor të vogël, shkruajnë mediet greke.

Sipas dëshmitarëve, 21-vjeçari ecte paralel me një automjet ndërsa nga ana e kundërt vinte 19-vjeçari.

Aksidenti i frikshëm ka shokuar banorët e zonës.