Në limitet kohore të përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit për garën për kreun e PD-së, në selisë blu është paraqitur mjekja Mereme Sela.

Ajo paraqiti dosjen e saj të kandidimit, për të cilën tha se sekretari organizativ Ervin Minarolli i kishte sugjeruar ta linte te recepsioni.

Sela tha se ka qenë kandidate e primareve në qarkun e Durrësit në vitin 2025, teksa shtoi se angazhimin e saj në PD e ka prej vitit 2014.

“Role drejtuese nuk më është dhënë asnjëherë. Unë garoj për kryetare e Partisë Demokratike dhe në qoftë se popullit i intereson shëndeti, arsimi, fëmija, jam një nga personat me gjithë background-in e duhur. Unë edhe në primaret në qarkun e Durrësit kam kërkuar që të gjithë kandidatët të prezantojnë programin e tyre. I kam lexuar kriteret”, thotë doktoresha e QSUT-së.

Kam shumë respekt për Doktorin sepse e kam koleg, profesor. Unë betejën e kam: nëse popullit dhe anëtarësisë i intereson një person me figurë të pastër, e papërlyer, pa asnjë lloj impakti për të gjithë shqiptarët, jam unë. Po të duan, le të më votojnë. Dy shtyllat kryesore janë shëndetësia dhe arsimi”.