Një djalë i ri në Vlorë ka mbetur i vrarë pas një goditjeje me thikë në zemër. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në zonën e Pyllit të Sodës.

Mësohet se viktimë ka mbetur 25-vjeçari Aleksandër Petanaj.

Mes tij dhe disa të rinjve ka pasur një konflikt, që çoi deri në përdorimin e armës së ftohtë.

I riu është transportuar në spital dhe pasi qëndroi 4 orë në sallën e operacionit, nuk mundi të mbijetonte. Aktualisht policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa ende nuk jepen detaje për identitetin e autorit.