Partia Lëvizja Bashkë në Durrës organizoi paraditen e këtij 1 Maji nje tubim për ditën e punëtorëve.

Tubimi u organizua në sheshin “Selaniku”, pranë Stacionit të Trenit në Durrës, por binte në sy indiferenca që tregonin shumë nga qytetarët për t’ju bashkangjitur këtij tubimi.

Kryetari i kësaj partie politike në Durrës, Artan Kacani, gjatë fjalës së tij e vuri theksin në vështirësitë që kalojnë shumë punonjës në Durrës, për shkak të mungesës së transportit urban dhe atij hekurudhor, kushteve teknike në vendin e punës, çmimet në rritje të produkteve të shportës etj.

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Kacani kërkoi që në qytetin e Durrësit t’i jepet gjithnjë e më shumë prioritet shërbimeve publike, mbi të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me transportin dhe arsimimin e të rinjve.