Finalisti i “Big Brother VIP 5”, Miri, ka folur për vështirësitë që familja e tij ka përjetuar gjatë kohës që ai ishte pjesë e programit.

I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ai tregoi se nëna e tij e ka përjetuar shumë rëndë situatën dhe komentet që janë bërë ndaj tij gjatë spektaklit.

Miri u shpreh se nëna e tij ka qenë gjithmonë personi që ka sakrifikuar shumë për familjen dhe që i ka qëndruar pranë me dashuri, pavarësisht vështirësive.

Ai tregoi se një nga shqetësimet më të mëdha gjatë qëndrimit në BBV ka qenë pikërisht mënyra se si nëna e tij po e përjetonte gjithçka nga jashtë. Sipas tij, ajo nuk i pranonte akuzat që bëheshin ndaj tij dhe e kishte përjetuar situatën me shumë emocione të forta, ndërsa familjarët janë munduar ta qetësojnë.

Miri shtoi se mbështetja e familjes ka qenë shumë e rëndësishme për të gjatë gjithë kësaj periudhe.

Unë vërtetë thash që pikë të dobët kam babin sepse është shembulli i mashkullit që kemi në jetë. Por mami im ha bukë veç, është njeri i dashur, po sakrifikon, të bën për vete, ajo nuk ka fuqi të rrijë në këmbë por e bën. Nuk e di a do të bëhemi ne si këta, si ky brez.

Një nga sikletet kur isha atje (në BBV), ishte se si po e përjeton mami. E kishte përjetuar shumë vështirë sepse nuk e kuptonte, nuk i pranonte zërat që thuheshin karshi meje, e akuzat pa bazë. Ishin akuza të rënda shumë. Ajo e dinte shumë mirë se kush isha unë, e ka vuajtur, por e qetësonte vëllai. Ai bënte rolin neutral të gjësë e ka mbajtur nën kontroll”, tha Miri.