Pas debateve të shumta mëngjesin e sotëm dhe takimit që drejtuesi politik i Qarkut të Korçës Ivi Kaso ka pasur me dy kandidatët Irvin Bode dhe Harito Zoto, si dhe deputetët Fidel Kreka dhe Ledina Alolli dhe kryetarin aktual të PD të Korçës Dhimitraq Çyfeku, është vendosur për rifillimin edhe njëherë tjetër për procesin e votimit

Nuk ka zgjatur shumë pasi simpatizantë dhe anëtarë të PD që nuk e kanë gjetur emrin e tyre në listat e votimit për kryetarin lokal kanë shkuar deri atje sa kanë grisur gjithë fletët e votimit

Komisioni pritet të sjellë edhe njëherë tjetër listat për të vijuar procesin e votimit por duket se tensionet vijojnë të jenë të pranishme brenda ambienteve të kësaj dege.