Antimafia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të ‘Ndragheta-s’, që trafikonte drogë nga Brazili dhe Shqipëria drejt Italisë. Mediet fqinje raportojnë se kanë rënë në pranga 11 anëtarë të bandës, 8 prej të cilëve janë shqiptarë. Ndërkohë 7 anetare te tjere te bandes jane lene ne “Arrest shtepie”.
Operacioni i sotëm ishte faza finale e operacionit ‘Rinascita-Scot’, i cili më 19 dhjetor të 2019 çoi në arrestimin e 334 personave, mes të cilëve edhe njerëz të politikës, raporton La Repubblica.
Droga vinte përmes Brazilit dhe Shqipërisë nëpërmjet kompanive të import-eksportit për materiale mermeri, niobiumi e mangani dhe shitej më pas në tregjet e Toskanës, në Siçili, Piemonte dhe Cosenza.
Ndërkohë, klani shqiptar trafikonte marijuanë e hashash nëpërmjet portit të Barit në Itali, nga një grup trafikantësh që jetonin në Toskana.
8 shqiptarët e arrestuar janë:
Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;
Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;
Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;
Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;
Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;
Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;
Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983;
Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 kg kokainë, 81 kg marijuanë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula ekstasy, ndërsa të arrestuarve u janë sekuestruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.
Ky operacion goditi marrëdhëniet midis Ndrangheta-s dhe politikës, ndërsa në pranga ranë ish-parlamentare të forcave të ndryshme politike si të Partisë Demokratike, Forza Italia, PSI, avokatë e profesionistë si dhe dy drejtues të policisë bashkiake.





