Një studim i vitit 2012 tregon se më shumë se gjysma e njerëzve kanë kontrolluar fshehurazi telefonin e partnerit të tyre, duke përfshirë mesazhe dhe rrjete sociale, pa dijeninë e tij.

Sipas të dhënave, një pjesë e madhe e këtyre personave e kanë bërë këtë për shkak të dyshimeve për tradhti ose mungesë besimi në marrëdhënie.

Një studim tjetër i vitit 2013 tregon se rreth 41% e rasteve të zbulimit të tradhtisë janë zbuluar pikërisht përmes telefonit, ndërsa pjesa tjetër përmes rrjeteve sociale.

Psikologët shpjegojnë se xhelozia shfaqet në mënyra të ndryshme te meshkujt dhe femrat. Meshkujt priren të reagojnë më shumë ndaj tradhtisë fizike, ndërsa femrat ndaj asaj emocionale, pasi e shohin si kërcënim për lidhjen afatgjatë.

Ekspertët thonë se arsyeja kryesore pse njerëzit kontrollojnë telefonin e partnerit lidhet me pasigurinë dhe frikën nga tradhtia, megjithëse kjo sjellje shpesh krijon më shumë probleme në marrëdhënie sesa zgjidhje.