Milani ka bërë një hap fals në garën për zonën Champions, pasi u mposht 2-0 në transfertë nga Sassuolo në kuadër të javës së 35-të të Serie A.

Ndeshja nisi malore për kuqezinjtë, të cilët u ndëshkuan që në minutën e 5-të nga Domenico Berardi.

Situata u vështirësua edhe më shumë në mesin e pjesës së parë, kur Fikayo Tomori la ekipin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq.

Me fillimin e pjesës së dytë, Lauriente dyfishoi shifrat duke vulosur fitoren e vendasve në “Mapei Stadium”.

Pavarësisht përpjekjeve, Milani nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës dhe të kthehej në lojë. Me këtë rezultat, diferenca e kuqezinjtë me vendin e pestë është ngushtuar në 5 pikë, kur duhen edhe tre javë nga fundi.

Sassuolo në anën tjetër ngjitet në kuotën e 49 pikëve duke forcuar pozitat në mesin e tabelës.