Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Erevani i Armenisë, ku ndodhet për Komunitetin Politik Europian, lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës.
Ai shpreh tronditje për humbjen e dy fëmijëve dhe thotë se është informuar për tragjedinë teksa ndodhej në udhëtim.
Rama iu shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe kërkoi forcë për prindërit që po përballen me këtë humbje të madhe, ndërsa uroi shërim për fëmijën e plagosur.
“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital.”
Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e…
— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2026
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të diele në zonën e ish-Kënetës, ku tre fëmijë të moshës 10 vjeç u përplasën nga një automjet teksa po luanin në trotuar. Dy prej tyre humbën jetën në vend, ndërsa i treti ndodhet në spital në gjendje të rëndë.





