Interi është shpallur zyrtarisht kampion i Italisë për sezonin 2025-2026, duke siguruar titullin tre javë përpara përfundimit të Serisë A.
Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu mposhti Parmën me rezultatin 2-0 në javën e 35-të, duke krijuar një distancë prej 12 pikësh me Napolin e vendit të dytë.
Marcus Thuram shënoi golin e parë në fund të pjesës së parë, ndërsa Henrikh Mkhitaryan vulosi fitoren në minutën e 80-të.
Me këtë sukses, zikaltërit arritën në kuotën e 82 pikëve, duke siguruar kështu trofeun e 21-të kampion në historinë e klubit.
Ky është titulli i parë për trajnerin Chivu në sezonin e tij debutues, në një vit ku Interi ka dominuar plotësisht kampionatin.
Përveç titullit, ekipi zikaltër ka siguruar edhe finalen e Kupës së Italisë, ku do të diskutojë trofeun përballë Lazios.





