Një studim i publikuar në revistën shkencore PLOS ONE tregon se kujdesi për një qenush është më i vështirë nga sa shumë njerëz e mendojnë në fillim.
Sipas studimit, pronarët e rinj shpesh nuk i parashikojnë vështirësitë që vijnë me një kafshë të vogël, si mungesa e gjumit, ndryshimi i rutinës së përditshme, kostot financiare dhe koha e madhe që kërkon kujdesi. Rreth një e treta e tyre kanë thënë se përvoja ka qenë më e vështirë se sa prisnin.
Ekspertët këshillojnë që marrja e një qenushi të bëhet me vetëdije të plotë dhe jo vetëm për arsye emocionale. Ata kujtojnë se çdo qen ka karakter të ndryshëm, pavarësisht racës, dhe kjo duhet marrë parasysh para adoptimit.
Në familjet me fëmijë, rekomandohet kujdes i veçantë në ndërveprimin me kafshën, pasi sjellje të caktuara mund të çojnë në situata të rrezikshme si kafshime të padëshiruara.
Gjithashtu, studimi vë në dukje se përgjegjësia për kujdesin shpesh bie mbi një person të vetëm në familje dhe mungesa e kujdesit në muajt e parë mund të ndikojë në sjelljen e qenit në të ardhmen.
Megjithatë, pavarësisht vështirësive, shumica e pronarëve krijojnë një lidhje të fortë me kafshën e tyre dhe e konsiderojnë atë një përvojë pozitive në jetën e tyre.





