Kreu i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një “foltore” në zonën e Astirit në Tiranë.
Në fjalën e tij, ai bëri sërish thirrje për protestën e 8 majit, duke u shprehur se shqiptarët do të bëjnë kilometrin e fundit për sakrificën e tyre.
“Jemi në kilometrin e fundit. Përsëri, rruga është e vështirë, por absolutisht, Edi Rama është i pashpresë. Është i pashpresë! Dhe ne do ta bëjmë këtë kilometër. Do ta bëjmë, për sakrificën tonë! Do ta bëjmë, për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre! Do ta bëjmë, për dinjitetin e shqiptarëve, për të ardhmen e Shqipërisë! 8 Maj është dita jonë!





