Karabinierët italianë kanë ekzekutuar masa ndalimi dhe arresti shtëpiak ndaj 14 personave të dyshuar për konspiracion kriminal, trafikim dhe posedim droge me qëllim shpërndarjen e saj.
Vendimi u lëshua nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e Napolit, me kërkesë të Prokurorisë Publike – Drejtoria e Qarkut Antimafia.
Njësia Hetuese e Karabinierëve të Napolit, përmes aktiviteteve teknike të specializuara dhe nën koordinimin e Drejtorisë Antimafia, dokumentoi ekzistencën e një nëngrupi të lidhur me organizatën kriminale “Di Lauro”, të kryesuar nga Vincenzo.
Ky grup kriminal operonte kryesisht në lagjen Secondigliano, por edhe përtej saj.
Hetimet treguan se midis viteve 2019 dhe 2020, banda furnizonte lagjet Secondigliano dhe Vasto-Arenaccia me sasi të konsiderueshme narkotikësh, të ardhura kryesisht nga organizata kriminale shqiptare.
Përmes këtij aktiviteti, grupi përfitonte shuma të mëdha parash në mënyrë të paligjshme.
Gjatë operacionit u arrestuan gjashtë persona dhe u sekuestruan disa kilogramë kokainë dhe hashash, të cilat shërbejnë si prova materiale në procesin gjyqësor.





