Policia rrugore në Durrës ka proceduar në gjendje të lirë dy shtetas. Një 76-vjeçar u kap duke drejtuar automjetin në efektin e alkoolit, ndërsa një 20-vjeçar u konstatuan duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedimin në gjendje të lirë për dy shtetas. P. Gj., 76 vjeç, banues në Durrës, u kap duke drejtuar automjetin në efektin e alkoolit, ndërsa A. Gj., 20 vjeç, po nga Durrësi, u konstatuan duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Për të dy rastet vijojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë.