Presidenti i SHBA Donald Trump, në një konferencë të papritur për shtyp nga Zyra Ovale, ka dhënë lajmin se Irani është zotuar të mos zhvillojë kurrë armë bërthamore.
“Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Kemi pasur bisedime shumë të mira gjatë 24 orëve të fundit dhe është shumë e mundur që të arrijmë një marrëveshje”, tha ai për gazetarët në dhomë.
Presidenti amerikan la të kuptohet gjithashtu se afati 30-ditor për një zgjidhje të negociuar është fleksibël, duke deklaruar se nuk ka një afat të prerë për përfundimin e bisedimeve.
Megjithëse detajet zyrtare mbi negociatat mbeten të kufizuara, si Trump ashtu edhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë shprehur vazhdimisht besim se procesi po ecën në drejtimin e duhur.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka mbajtur të hapur edhe opsionin ushtarak, por publikisht vijon të theksojë se prioritet mbetet zgjidhja diplomatike.





