Deputetja Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend u ndal te situata e rëndë ku 56 studentë të Akademisë së Sigurisë u helmuan.

Ajo tha se sot jetojmë në një vend ku përzgjidhen edhe fituesit e tenderëve të ushqimeve, duke ngritur shqetësimin e dhe për sigurinë ushqimore.

“Nuk është ngjarje për ta anashkaluar dhe për të mos reflektuar dhe për të kuptuar se si jeta është e pasigurt. Jemi duke jetuar në një vend ku përzgjidhen edhe fituesit e tenderëve të ushqimeve, jo në bazë të standardeve por në bazë të njohjeve, ofertës më të lartë, allishverishit të radhës. Mungonin kontrollet reale mbi kompaninë që ushqente studentët shqiptarë, mungonin standardet me të cilat do duhet të konkurronte dhe të fitonte për të garantuar ushqimin. Çfarë kontrollesh kemi për sigurinë ushqimore? Veçse paguajmë çmimet e ushqimeve më të larta në rajon, paguajmë edhe helm, paguajmë ushqime të cilat janë të pakontrolluara, ushqime që helmojnë fëmijët tanë, studentët tanë, ai që përfiton atë tender, janë të lidhur me qeverinë, klientë të pushtetit dhe nuk ka nevojë nëse kanë standarde apo jo”, tha Zhupa.