Parlamenti ka miratuar me votat e socialistëve aktin normativ për uljen me 20% të akcizës për karburantet kur çmimi i benzinës kalon 220 lekë për litër.

Pas një seance maratonë, rreth orës 00:00 të mbrëmjes së të enjtes, socialistët votuan të gjitha pikat e rendit të ditës, duke rrëzuar edhe tre propozime të demokratëve.

Në të njëjtën kohë Genta Tafa, ish-komisionerja e KPK-së, u zgjodh me 83 vota pro dhe 25 kundër në postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Votimet:

Akt normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”.

Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 25 kundër

7Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”.

Votimi: 85 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”.

Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 25 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 25 kundër

Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”.

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 25 kundër

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 24 kundër

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”. Propozim i Eno Bozdos

Votimi: 25 pro, 0 abstenim, 85 kundër

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Votimi: 25 pro, 0 abstenim, 85 kundër

Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”.

Votimi: 25 pro, 0 abstenim, 84 kundër

Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”, Komisioner në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues:

Ahmet Prençi 84 pro, 0 abstenim, 22 kundër

Aldo Meçi 1 pro, 6 abstenim, 101 kundër

Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”, Komisioner në Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve

Alma Faskaj 82 pro, 1 abstenim, 26 kundër

Gentjana Zeneli 0 pro, 3 abstenim, 105 kundër

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

Genta Tafa 83 pro, 0 abstenim, 25 kundër

Projektvendim “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”.

Merita Bejtja 84 pro, 1 abstenim, 23 kundër

Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

Matilda Shehu 1 pro, 2 abstenim, 104 kundër