Një nga diamantët më të rrallë në botë pritet të tërheqë vëmendjen e koleksionistëve ndërkombëtarë në ankandin pranveror të Christie’s në Gjenevë.
“Ocean Dream”, një diamant 5.50 karatësh me ngjyrë blu-jeshile të ndezur, mund të shiteet deri në 12.8 milionë dollarë.
Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, ky është diamanti më i madh blu-jeshil i certifiikuar ndonjëhereë nga Instituti Gemologjik Amerikan, GIA.
Ngjyra e tij e pazakontëë është krijuar nga rrezatimi natyror në koren e Tokës, një proces që zgjat miliona vite dhe që e bën gurin jashtëzakonisht të rrallë.
“Ocean Dream’ është një diamant me ngjyrë blu-jeshile të ndezur. Është diamanti më i madh blu-jeshil i certifikuar ndonjëherë. Diamantët e gjelbër janë jashtëzakonisht të rrallë dhe shohim shumë pak të tillë që dalin në treg”, tha Fawcett.
Diamanti ishte shitur për herë të parë në vitin 2014 për 8.5 milionë dollarë. Tashmë Christie’s pret që çmimi të tejkalojë ndjeshëm atë rekord, ndërsa interesi për diamantët me ngjyra të rralla vazhdon të rritet në tregun global të luksit.
“Vlerësimi aktual është nga 7 deri në 10 milionë franga zvicerane. Tregu për diamantët me ngjyra të cilësisë më të lartë vazhdon të rritet dhe presim koleksionistë nga e gjithë bota që do të konkurrojnë për ta blerë”, u shpreh Fawcett.
Në të njëjtin ankand do të dalin edhe objekte personale të producentit legjendar Quincy Jones, mes tyre një orë ikonike Patek Philippe Nautilus e vitit 1981.
Ekspertët e Christie’s thonee se ora ka vlerë të veçantë jo vetëm për rëndësinë në historinë e orologjisë, por edhe për faktin se ka qenë pronë e Quincy Jones, producentit të albumit “Thriller” të Michael Jackson.
Ankandi i Christie’s do të zhvillohet javën e ardhshme në Gjenevë, ku pritet pjesëmarrja e koleksionistëve nga mbarë bota.





