Një sherr ka ndodhur mes dy kolegeve stomatologe në kryeqytet, çështje e cila ka degjeneruar deri në përdorimin e shuplakave dhe për pasojë dy dentistet kanë përfunduar në polici. 

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në kryeqytet, kur një dentiste 37-vjeçare dhe një tjetër stomatologe 42-vjeçare janë konfliktuar në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor. Ndaj njërës prej tyre ka nisur procedimi penal.

“Më datë 16.06.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetases E. L, me profesioni stomatologe, sepse në orën 09:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, në oborrin e Qendrës së shërbimit Mjekësor, ka goditur me shuplakë në fytyrë shtetasen G. V me profesion stomatologe”, bën të ditur policia.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri në një mjedis publik.