Real Madrid përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se ka vendosur një gjobë prej 500 mijë eurosh ndaj Federico Valverdes dhe Aurelien Tchouameni-t pas përplasjes së regjistruar mes tyre në dhomat e zhveshjes.

Ekipi ndër të tjera thekson se ata kanë shprehur pendim për ngjarjen dhe i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.

“Real Madrid CF njofton se, pas ngjarjeve që çuan në procedurat disiplinore të nisura dje kundër lojtarëve tanë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni, të dy u paraqitën sot para hetuesit të caktuar për çështjen.

Gjatë paraqitjes së tyre, lojtarët shprehën pendim të plotë për atë që ndodhi dhe i kërkuan falje njëri-tjetrit.

Për më tepër, ata i shprehën falje klubit, shokëve të ekipit, stafit të trajnerëve dhe tifozëve, dhe të dy i janë vënë në dispozicion Real Madridit për të pranuar çdo sanksion që klubi e konsideron të përshtatshëm.

Në këto rrethana, Real Madridi ka vendosur të vendosë një gjobë financiare prej pesëqind mijë eurosh për secilin lojtar, duke përfunduar kështu procedurat përkatëse të brendshme”, thuhet në njoftim.