Dy të rinj shqiptarë do të studiojnë në akademitë ushtarake më të mira amerikane por edhe botërore, këtë vit mësimor.
Roen Xharo nga Tirana do të studiojë në Akademinë e Detarisë Annapolis, i treti djalosh shqiptar që vazhdon studimet aty, ndërsa John Shkëmbi, nga Elbasani do të ndjekë studimet në West Point, i 6-ti student nga Shqipëria që prek akademinë e elitës ushtarake në SHBA.
Me këtë rast, në ambasadën amerikane u zhvillua një ceremoni e veçantë ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim. Në urimin që ambasada amerikane bën për dy të rinjtë shqiptarë shkruhet:
“Urime John Shkëmbit për pranimin e tij në akademinë Ëest Point dhe Roen Xharos, i cili do të ndjekë Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara duke filluar nga vjeshta. Kjo arritje e madhe u festua me një ceremoni në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ku Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi certifikatat e pranimit dhe u takua me familjet e tyre. Këta dy të rinj të jashtëzakonshëm shqiptarë do t’u bashkohen një grupi elitar studentësh të huaj për të studiuar në akademitë ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Secili nga institucionet pranon vetëm 15 studentë të huaj çdo vit. Ne u urojmë atyre suksese, ndërsa Ambasadorja Kim i nxiti Kadetët që ta bëjnë Shqipërinë krenare, e të sjellin njohuritë dhe sensin e tyre të shërbimit dhe detyrës në Shqipëri, për të na ndihmuar të qëndrojmë krah për krah si aleatë në NATO.”





