Afërsisht një në dy të rinj evropianë përdorin chatbot-et e inteligjencës artificiale (IA) për të diskutuar çështje intime ose personale, sipas një ankete të kryer nga Ipsos BVA, e porositur nga rregullatori francez i mbrojtjes së të dhënave CNIL.
Raporti thekson se 51% e 3 800 të rinjve midis moshës 11 dhe 25 vjeç e konsiderojnë më të lehtë të diskutojnë çështjet e shëndetit mendor me një ndërfaqe dixhitale sesa me një profesionist të kujdesit shëndetësor.
Nga të anketuarit, vetëm 49% konsultuan këshilltarë njerëzorë dhe 37% psikologë.
‘Disponueshmëria e vazhdueshme e chatbot-eve, të perceptuara si këshilltarë jete nga 60% e mostrës, mbush një boshllëk të lënë nga rrjetet tradicionale të mbështetjes”, shkruan ”The Next Web”, duke cituar studimin.
Siç raporton Reuters Online, shqetësimet në lidhje me ndikimin psikologjik të mjeteve të IA-së tek të rinjtë janë rritur gjatë vitit të kaluar.
“Ekspertët kanë paralajmëruar për kufizimet e IA-së në zbulimin e emocioneve njerëzore dhe ofrimin e mbështetjes së sigurt emocionale”, shkruan agjencia.
Franke Foyen, një nga autorët e studimit, tha se hulumtimi sugjeron që edhe profesionistët e trajnuar mund të kenë vështirësi në dallimin e këshillave të gjeneruara nga inteligjenca artificiale nga ato të ekspertëve njerëzorë.





