Këngëtari i njohur latin, Pablo Alboran ka deklaruar se është homoseksual gjatë publikimit të një video në Instagram.

Alboran, i cili është nga artistët më të mirë spanjoll u shpreh përpara fansave të tij se ndihej krenar për shijet e tij seksuale.

“Ne të gjithë ndjehemi të çuditshëm, ne rimendojmë jetën dhe punën, çfarë na bën të lumtur dhe çfarë jo. Do të dëshiroja t’ju tregoja diçka shumë personale. Unë gjithmonë kam luftuar kundër çdo shprehje që shkon kundër çdo lirie”, tha ai fillimisht.

“Sot dua që ulërima ime të bëhet pak më e fortë dhe të ketë më shumë vlerë dhe peshë. Unë jam këtu për t’ju thënë që jam gay. Se asgjë nuk ndodh, se jeta mbetet e njëjtë. Unë kam nevojë të jem pak më i lumtur sesa kam qenë tashmë”, u shpreh 31 vjeçari.

Në një fjalim intensiv, artisti bukurosh andaluzian ka siguruar që me siguri shumë njerëz “tashmë e dinin atë ose e imagjinuan” dhe se ai kurrë nuk ishte ndier “i diskriminuar”, as nga familja e tij dhe as nga kompania e tij e regjistrimeve muzikore.