Nisin procedurat që do të konkretizojnë investimin për Bypass-in e Elbasanit. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se punimet pritet të nisin rreth vjeshtës dhe kanë një afat 2-vjeçar përfundimi.

Segmenti 4.2 km do të nisë në Bradashesh në lidhjen me autostradën Elbasan Tiranë për të vijuar në një terren me reliev fushor në drejtim të lumit Shkumbin për t’u bashkuar me Korridorin VIII.

Rreth 18 mijë -20 mijë mjete e përshkojnë çdo ditë këtë aks rrugor i cili kalon përmes Elbasanit për t’u ndërthurur me dhjetëra segmente ndërqytetas apo rrugë fshatrash duke krijuar radhë të gjata të trafikut të mjeteve.

Më shumë se 30-35 mijë mjete e përshkojnë këtë rrugë në ditët e fundjavës.