Koronavirusi futet në Prokurorinë e Përgjithshme.
Sipas “Ora News”, në këtë institucion është konfirmuar një rast pozitiv, por zyrtarisht ende nuk ka asnjë deklaratë.
Gjatë ditës janë dezinfektuar ambientet e saj.
Në total sot në Tiranë ishin 11 raste të reja me Covid-19.





