Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia pesë protestuesit, të cilët u ndaluan pas protestës së opozitës në 17 prill. Bëhet me dije, se ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Vendimi u mor nga gjyqtari Dritan Hasani.
Personat e liruar janë: Klemend Çuçka; Bujar Tusha; Henri Shapllo; Mirvet Toçilla dhe Sem Bici. Ata do të paraqiten periodikisht në organet e policisë gjyqësore, në vijim të hetimeve për ngjarjen e protestës.
Ndaj tyre rëndon vepra penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, ‘’Mbajtje pa leje të armëve shpërthyese dhe municionit.”





