Shtetet e Bashkuara te Amerikës i kanë dhënë një tjetër ndihmë Shqipërisë në luftën kundër koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA bën me dije se Shqipërisë i është dhënë një shtesë fondesh prej 346 mijë dollarësh, si pjesë e angazhimit mbi 11 miliardë dollarë e qeverisë amerikane për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID/Albania, ka dhënë një shtesë fondesh prej 346,000 dollarësh për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër pandemisë. Këto fonde ishin shpallur më parë si pjesë e angazhimit mbi 11 miliardë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për luftën kundër pandemisë COVID-19 në mbarë botën”, shkruan ambasada.