Duke filluar nga data 22 qershor 2020 do të rifillojnë fluturimet Tiranë – Stamboll me Air Albania.

Në një postim në Facebook, Tirana International Airport shkruan se të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufinjve.

“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.”, theksohet në postim.

POSTIMI I PLOTË

Fluturim i konfirmuar duke filluar nga 22.06.2020

Tirana International Airport njofton se rifillojnë fluturimet Tiranë – Stamboll me Air Albania duke filluar nga data 22 Qershor 2020

Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufinjve.

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

Tirana International Airport