Në spitalin Infektiv sapo është shënuar një humbje jete, duke e çuar në 38 numrin total të viktimave.
Ministria bën me dije se një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.





