Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Durrës ka kryer gjatë 24 orëve të fundit 149 kontrolle dhe 2 inspektime, si pjesë e Task-Forcës në bashkëpunim me AKU dhe Drejtorinë Tatimore.
ISHSH njofton se gjatë inspektimit të kryer te Kadastra, e cila u mbyll për dy javë pas infektimit me Covid-19 të dy prej punonjëseve të saj, u verifikua se subjekti ka realizuar detyrat e lëna.
Po ashtu janë kryer kontrolle në subjekte ushqimore, jo ushqimore, banka, qendra tregtare, institucione etj.
NJOFTIMI I PLOTË NGA ISHSH
ISHSH Durres, sot me date 16.06.2020,pjese e taskforces ne bashkepunim me AKU dhe Drejtorine Tatimore kane kryer 149 kontrolle me google form dhe 2 inspektime vetem ne portalin e-inspection.
Pas nje kerkese te bere nga OTP Banke per hapjen e aktivitetit, u paraqit grupi i inspektimit i cili la detyra per institucionin ne fjale ( pajisja e personelit gjate gjithe kohes me maska, doreza, dezinfektante, sigurimit te higjenizuesve te duarve, vendosja e nje personi pergjegjes per matjen ne temperatures me termometer infrared dhe mbajtjen shenim, dezinfektimit te ambjentit etj). Ky institucion financiar ka siguruar nje staf te ri me 4 persona dhe personeli i meparshem do te vazhdoje te qendroje ne karantinim.
Eshte kryer nje inspektim ne Institucionin Shteteror Hipoteka per zbatimin e detyrave te lene diten e djeshme dhe u verifikua se subjekti ka realizuar detyrat e lena duke kryer sherbimin e dezinfektimit ( nga Bashkia Durres), duke siguruar sapun, letra higjenike, higjenizues per duart, dezinfektante per siperfaqet e ambienteve, maska dhe doreza per personelin. Eshte siguruar termometri infrared dhe eshte percaktuar nje person pergjegjes per matjen e temperatures.
Kontrollet e tjera janë bërë:
Bar kafe- 55 kontrolle
Restorant- 7 kontrolle
Piceri – 2 kontrolle
Fast food – 2 kontrolle
Subjekte ushqimore – 55 kontrolle ( 43 markete ushqimore, 1 dyqan peshku, 2 dyqane mishi, 5 furra buke, 4 pasticeri)
Subjekte joushqimore – 20 kontrolle ( 2 dyqane me artikuj industrial, 2 pike rimbushje telefonike, 11 dyqane veshjeje, 5 dyqane elektroshtepiake dhe orendi )
Farmaci – 2 kontrolle
Banke – 3 kontrolle
Qender tregtare – 1 kontroll
UKD/OSHEE – 2 kontrolle
Subjektet kanë zbatuar protokollet duke pajisur punonjësit me maska, doreza, higjenizues të duarve në hyrje dhe në brendësi të subjektit. Respektojnë distancën 2 metra ndërmjet punonjësve dhe punonjës-klient. Kanë të vendosur shenjat e pritjes në radhë. Kanë të afishuara vërtetimin si biznes të hapur.Gjithashtu të afishuara postera për shenjat e Covid dhe për uljen e riskut.





