Bashkim Rajku, babai i Noizyt dhe motra e reperit janë paraqitur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) si dëshmitarë në gjyqin ndaj Laert Haxhiut.

Seanca ku pritej të dëshmonte edhe Noizy u shty.

Ata janë në mesin e 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si kreu i një grupi kriminal për 14 krime të rënda, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.

Për episodin e tritolit në dyqanin e Noizy-t në Durrës, avokatët e tij kërkuan të thirret si dëshmitar Bashkim Rajku dhe djali i tij Noizy.